16 vite pa Botëror, Ibra s’ka ndërmend të tërhiqet: Harrojeni, dua të kontribuoj akoma
Zlatan Ibrahimovic humbi mundësinë për të luajtur në Botërorin. Suedia humbi 2-0 ndaj Polonisë të martën në mbrëmje. Golat e Robert Lewandowskit dhe Piotr Zielinskit i dhuruan kualifikimin në Katar 2022 polakëve dhe sollën fundin e ëndrrës për kombëtaren nordike.
Sulmuesi i Milanit u fut në fushë në minutën e 80-të kur rezultati ishte 2-0 për Poloninë. 40-vjeçari komentoi rezultatin e hidhur për TV4, teksa foli edhe për të ardhmen e tij. ““Në pjesën e parë kishim disa raste ku mund të kishim shënuar, por edhe Polonia kishte mundësitë e veta.
Ata shënuan sapo nisi pjesa e dytë, por ndeshja mund të kishte përfunduar edhe me fitoren tonë. Të gjithë jemi të zhgënjyer, siç është normale kur humbet. Donim të luanim në Botëror, por, për fat të keq, nuk ia dolëm të siguronim një biletë.
E ardhmja me kombëtaren? Është herët për ta thënë. Shpresoj të vazhdoj përpara deri sa të jem i shëndetshëm dhe në gjendje të jap kontributin tim”, deklaroi Ibrahimovic, autor i 62 golave në 120 ndeshje të zhvilluara me Suedinë.
Ibra nuk luan në një Kupë Bote prej 16 vitesh. Dy kompeticionet e vetme ku ka marrë pjesë sulmuesi i njohur janë Japoni&Kore 2002 dhe Gjermani 2006.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



