Zi për Real Madridin, ndërron jetë një nga figurat kryesore të klubit ndër vite
Real Madrid ka dhënë sot një lajm të rëndë, ndërsa ka njoftuar se Luis Martinez Laforgue, zëvendëspresident i klubit të “Los Blancos” mes viteve 1982 dhe 1985 ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare. Lajmi është bërë publik nga vetë Reali përmes një deklarate zyrtare.
“Klubi i Real Madridit, presidenti i tij dhe Bordi i Drejtorëve të tij shprehin keqardhje të thellë për ndarjen nga jeta të Luis Martinez Lafogue, zëvendëspresident midis 1982-1985. Ai ishte anëtar i Bordit të Drejtorëve nga 1979-1985. Klubi i Real Madridit i shpreh ngushëllime familjarëve dhe njerëzve të afërt.”-shkruhet në reagimin e madrilenëve.



