La Liga

Zidane e konfirmon: Reali do bëjë merkato

Real Madrid rindez motorët. Viti i Ri, dëshira të reja dhe energji të reja. Trajneri i Los Blancos, Zinedine Zidane ne konferencën e parë për shtyp për këtë vit, ka folur për pjesën e mbetur të kampionatit. Në fjalën e tij francezi shpalosi objektivat e skuadrës, për merkaton, ku transferimi i ndonjë elementi cilësor është mëse domosdoshëm. Ndërkohe përsa i perkët çështjes së transferimit të portierit Kepa Arrizabalaga, Zidane dha një përgjigje evazive.

“Jemi të lumtur dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Objektivi ynë është t’i shkojmë deri në fund çdo kompeticioni që marrim pjesë. Përsa i përket merkatos ose konkretisht për emrin e Arrizabalaga e vetmja gjë që mund tju them është se nuk preferoj të flas për lojtar që nuk janë të mitë”.

Vetë tekniku pranoi se ka patur një takim me presidentin Florentino Perez dhe se është folur për gjithçka përfshirë këtu dhe për përforcime.

” Nuk do tju them ekzaktësisht se për çfarë biseduam. Ne folëm për çdo gjë me presidentin dhe për përforcime gjithashtu. Sot nuk do të firmosë askush, por der më 31 janar gjithçka mund të ndodhë. Është e vërtetë që humbja në El Clasico  më ka lënë shije të hidhur, por unë besoj tek grupi i lojtarve që kam në dispozicion. Do të punojmë shumë dhe do të luftojmë fort deri në fund.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency