Zidane Jr. drejt kampionatit zviceran, shok skuadre me Xhakën?
Zinedine Zidane aktivizoi të birin e tij, Luca, si titullar në sfidën e të dielës në mbrëmje ndaj Huescas, ndërsa pas takimit, konfirmoi besimin te cilësitë e tij.
Megjithatë duke parë konkurrencën e fortë me emra si Courtois dhe Navas, Luca Zidane pritet të huazohet sezonin e ardhshëm te Baseli, për të luajtur rregullisht dhe fituar eksperiencë.
Klubi zviceran njihet për trajtimin e mirë që u bën të rinjve dhe ndihmën që jep për afirmimin e tyre, teksa ndër vite ka nxjerrë shumë emra të mëdhenj të futbollit botëror.
Nëse transferimi do të përfundojë me sukses, atëherë Luca Zidane do të ketë shokë skuadre edhe shqiptarët Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti.



