La Liga

Zidane merr në mbrojtje sulmin: Shumë shpejt do rikthehen të shënojnë

Trajneri i Realit të Madridit, Zinedine Zidane ka komentuar situatën e vështirë që po kalojnë sulmuesit e tij, të cilëve u mungojnë golat në këto javë të para të kampionatit spanjoll. Francezi pranoi se kjo është një gjendje e përkohshme, ndërsa u shpreh besimplotë se situate do të ndryshojë shumë shpejt.

“Sulmuesit po hasin vështirësi, por kanë pasur edhe fatin kundër. Ronaldo është futbollisti me mesataren më të lartë të gjuajtjeve në portë, por topi nuk ka përfunduar në rrjetë. Edhe Benzema e ka të qartë që nuk po arrin të japë maksimumin dhe po punon shumë të kapë formën e tij më të mirë. Nëse luajmë me intensitetin e derbit, jam i bindur që mund të mposhtim këdo, sepse golat do të vijnë”, tha trajneri i kampionëve të Europës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency