Champions League

Zidane në telashe, tre titullarë humbin transfertën me Interin

Nuk kanë të sosur telashet për Zinedine Zidane në prag të transfertës ndaj Interit në Ligën e Kampionëve, pasi do të udhëtojë drejt Milanos pa disa prej titullarëve të formacionit madrilen.

Kështu pas kapitenit Sergio Ramos, listës së të dëmtuarve u është shtuar edhe mesfushori Federico Valverde e sulmuesi kryesor i skuadrës, Karim Benzema, të cilët kanë probleme fizike dhe nuk janë përfshirë në listën e futbollistëve që do të udhëtojnë drejt Milanos.

Nga ana tjetër nuk do të jetë gati as mbrojtësi brazilian Eder Militao, pasi sapo ka mposhtur koronavirusin, por nuk ka marrë ende miratimin e UEFA-s për të luajtur, ndërsa për shkak të Covid-19 do të mungojë edhe sulmuesi serb Luka Jovic.

Lajm i mirë për Zidane është që ka arritur të rikuperojë spanjollin Nacho, i cili pritet të luajë në qendër të mbrojtjes, në krah të Varane, por edhe mesfushorin Casemiro, i cili ka mposhtur koronavirusin dhe pritet të formojë treshen e mesfushës bashkë me Modriç e Kroos.

Transferta milaneze është mjaft e rëndësishme si për Realin e Madridit, ashtu edhe për Interin, pasi të dy skuadrat janë “të dënuara” të fitojnë, për të mos kompromentuar kalimin në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency