La Liga

Zidane: S’e mendoj Realin pa Varane, s’ka debat për portën, Marcelo…

Zinedine Zidane doli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së La Liga-s, kundër Valencias. Trajneri i Real Madridit mbrojti vendimin për të aktivizuar titullar në portë, kundër Huescas, djalin e tij, Luca. Po ashtu, foli mbi të ardhmen e Varane. Edhe pse konfirmoi se do të ketë ndryshime në skuadër, francezi tha se është mungesë respekti që të flitet për spastrime në verë…

Sa e rëndësishme është vijimi i rotacionit ndaj Valencia?

E thashë që pas ndeshjes kundër Huesca se do të kemi ndryshime në Valencia. Kjo është ajo, që do të bëjmë. Do të ndryshojmë disa lojtarë dhe shpresojmë të bëjmë një ndeshje të mirë.

A ju shqetëson sulmi personal, jo për arsye sportive, për shkak të aktivizimit të djalit tuaj, Luca?

Kjo nuk ndryshon asgjë. Njerëzit që më njohin e dinë se Luca është këtu në bazë të meritave të veta. Ai është lojtar i këtij klubi që 16, ose 17 vjeç. Mund të flasim për Carvajal, debutimin e shumë lojtarëve të tjerë këtu. Luca është njëri prej tyre. Njerëzve që mendojnë dhe duan të shikojnë anën personale, nuk iu intereson kjo gjë.

Varane dëshiron të largohet. A mund të imagjinoni një Real Madrid pa të?

Jo, nuk dua ta mendoj këtë. Ai është ende një lojtar i ri, ka tetë vite këtu, po bën mirë. Varane nuk më ka thënë asgjë. Gjëja e rëndësishme është ajo që lojtari më thotë. Për momentin, ai është në klubin më të mirë në botë. Ka fituar shumë gjëra dhe e shoh mirë këtu.

A duhet pastruar Real Madridi në verë? Po Bale, a mendoni se do të vazhdojë këtu?

Është e njëjta situatë si me Varane. Ka shumë gjëra, që janë përfolur për t’u ndryshuar, të presim e të shohim se çfarë do të bëhet. Nuk ka nevojë të flasësh para kohe. Më duhet t’i respektoj të gjithë lojtarët që janë këtu. Të flasim për spastrim, më duket mungesë respekti. Unë do t’i konfirmoj ndryshimet që duhen bërë, por nuk është koha për të folur për këtë. Ne do të kemi kohë për të folur për këtë më vonë.

A mund të alternohen portierët sipas garave?

Për momentin kam tre portierë të mirë dhe do të shohim si do të paraqiten sezonin e ardhshëm. Nuk do të ketë debat për portierët me fillimin e sezonit të ri. Situata do të jetë shumë e qartë. Këtu është institucion, është një klub i rëndësishëm dhe ka njerëz që drejtojnë. Unë jam trajneri dhe marr vendime të çdo lloji.

Si e shihni Marcelon?

Ai është një lojtar, që ka luajtur pak kohët e fundit. E dua Marcelon. Si lojtar, ajo që ka bërë këtu, ka qenë fenomenale.

Kur do të bisedoni me klubin për të planifikuar sezonin e ardhshëm?

Ne tashmë po e bëjmë atë, edhe pse gjërat do të jenë publike në fund të sezonit.

 

 

 

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency