Merkato

Zinedine Zidane, “i fiksuar” pas Hazard, e sheh si pasuesin e Bale

Trajneri i Realit të Madridit, Zinedine Zidane, ka si prioritet të merkatos “playmaker”-in e Chelsea-t, Eden Hazard. Francezi mësohet se ua ka bërë të qartë drejtuesve se gjatë verës së ardhshme duhet të gjejnë një mënyrë për t’ua shkëputur futbollistin e talentuar belg “bluve” të Londrës. Edhe pse presidenti i “Los Blancos” po punon edhe në pista të tjera, që të cojnë te Harry Kane i Tottenhamit apo Paulo Dybala i Juventusit, Zidane këmbëngul se futbollisti që do të kishte impakt të menjëhershëm në skemat e tij është Hazard. Problemet fizike të Gareth Bale e kanë bindur trajnerin e kampionëve në fuqi të Spanjës se zëvendësuesi ideal i uellsianit është pikërisht “ylli” i Chelsea-t.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency