Futboll

Zlatan Ibrahimovic thërret Milanin

Zlatan Ibrahimovic i vetëpropozohet Milanit. Një nga emrat më të përfolur ose më të kërkuar gjatë merkatos verore është ai i bomberit suedez. Cdo sezon transferimesh rreth tij ngrihet pyetja se ku do të luajë, Ibra. Ndyrshe nga herët e kaluara, emri i sulmuesit ndoshta nuk është lakuar shumë për shkak të dëmtimit të rëndë që pësoi në gju. Pavarësisht këtij fakti, interesi për Ibrën nga disa ekipe nuk mungon dhe njëri prej tyre është pikërisht Milani. Kuqezinjtë në mënyrë krejt të papritur, kanë një marrë një ftesë nga ana e 35-vjecarit. Sulmuesi në një intervistë të dhënë për mediat italiane, ka dhënë garanci absolute se në Tetor ai do të jetë i gatshëm ti rikthehet fushës së blertë. Nisur nga kjo deklaratë Ibra mesa duket ka djegur etapat e rikuperimit dhe e pëlqen idenë e rikthimit  tek Milani.

Nga ana tjetër  dyshja e kuqezinjve Fassone-Mirabelli pasi morën sinjalin janë vënë menjëherë në lëvizje, për të përgatitur goditjen e fundit në merkato dhe do të jetë një goditje e dyfishtë për vijën e parë të sulmit, Ibra-Kalinic, ky i fundit pritet të transferohet në ditët në vazhdim, ndërsa për suedezin vendimi pwrfundimtarw do tw jepet pas datws 15 Gusht. Zlatan ka kërkuar  kontratë 1-vjecare dhe 7 milionë Euro në sezon. Kupola drjetuese e e Milanit është vënë në lëvizje ditët e ardhshme ndoshta mund të vijë dhe goditja e shumë pritur. Titulli i fundit kampion për Milanin u fitua më 2011 me Zlatan,  falë Zlatan ndoshta këtë herë nëse transferimi realizohet mund të shpresohet sërish tek ky trofe.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency