Kategoria Superiore

Zona e ftohtë më afër, Kastrioti duhet të reagojë për të shmangur surprizat

Nëse dikush deri para disa javësh kishte ende dyshime nëse Kastrioti do të “gllabërohej” nga thellësia e zonës së ftohtë të renditjes, tashmë nuk ka më asnjë dilemë.

Krutanët po kalojnë ndoshta periudhën më të errët të sezonit me 6 ndeshje pa fitore, ku ka barazuar 2 e humbur 4, ndërsa ka fituar vetëm 1 takim në 10 sfidat e fundit të Superiores. Diferenca me Bylisin vijon të jetë 4 pikë sepse për fatin e Kastriotit, edhe ballshiotët dolën pa pikë nga java e 28-të e kampionatit.

Mungesat mund të përdoren edhe si justifikim, sepse Boyom e Da Silva janë shumë të rëndësishëm për një skuadër që nuk është se ka pa fund lojtarë me peshë, në një kohë që ndaj Partizanit nuk ishte as Nuriu.

Kësaj skuadre i ndodh një fenomen i çuditshëm që trajneri Ndreu duhet ta zgjidhë, i nis mirë ndeshjet, nuk lëshon hapësira, lufton dhe në shumë raste kjo i ndodh në pjesën e parë, më pas skuadra fizikisht duket sikur kapitullon dhe për rrjedhojë vijnë golat e pësuar.

Përpara se të niste serinë negative të vetëm një fitoreje në 10 ndeshje, Kastrioti kishte 12 pikë më shumë se Bylisi, tashmë vetë e kanë futur veten në këtë situatë dhe vetë ata duhet të dalin. Në të kundërt “play out”-i që ishte shumë larg 10 ndeshje më parë, do të jetë e vetmja mënyrë për të shpëtuar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency