Angli

“Zuskë dhe lopë e çmendur”, zbulohen etiketimet e Giggs për ish-të fejuarën

Ka nisur procesi kundër ish-futbollistit të Manchester United, Ryan Giggs, i akuzuar për dhunë nga ish-e fejuara, Kate Greville. Nga sa ka dalë deri tani në gjykatë, është evidentuar se uellsiani e etiketonte si “zuskë dhe lopë budallaqe” ish të fejuarën e tij.

Ndërkohë, vetë Kate zbulon se kur e ka akuzuar Giggs-in për tradhti, ky i fundit ka reaguar duke e qëlluar me shpulla. Edhe motra e Kate, Emma akuzon se ka qenë dëshmitare e sherrit dhe dhunës së Giggs.

Kate e ka quajtur një marrëdhënie toksike atë me ish-futbollistin e njohur, duke zbuluar se në fillim çdo gjë shkonte mirë, por më pas vetë Giggs u bë shumë i dhunshëm dhe ndërkohë, gjatë asaj kohe, zbulohet se ka pasur të paktën edhe 8 lidhje intime të tjera.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency