Zvicra, mesazhi për lojtarët, portieri titullar dhe objektivat: Giresse flet hapur
Alain Giresse debutoi me fitoren 5-0 kundër Burkina Fasos si trajneri i ri i Kosovës. “Dardanët” do të zbresin sërish në fushë nesër përballë Zvicrës, sfidë që do të luhet në stadiumin e Zyrihut duke nisur prej orës 18:00 (Supersport 3). Giresse foli shkurtimisht në lidhje me këtë ndeshje, ku ndër të tjera tha:
“Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për ne, e dimë se çfarë skuadra ka Zvicra. Besoj se jemi përgatitur shumë mirë për këtë takim, ku do të ketë shumë tifozë. Këtë ndeshje e kemi përgatitur si të gjithë ndeshjet e tjera.
Nuk duhet të përqendrohemi në aspektin emocional, vetëm në atë futbollistik. Zvicra ka ekip shumë të fortë, por ne kemi marrë të gjitha masat për këtë ndeshje. Shpresojmë të bëjmë mirë.
Portieri i parë? Nuk kemi marrë akoma një vendim përfundimtar, do ketë konkurrencë në skuadër. Bisedoj çdo ditë me lojtarët dhe shoh me kujdes formën e tyre.
Dëshira ime është të përparojmë sa më shumë si ekip, është herët të flasim për kualifikimin në Euro 2024. Nuk kam qëllim të bëj një ndryshim rrënjësor, por të vazhdoj punën mbi bazën e krijuar nga Challandes”, deklaroi trajneri i Kosovës.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



