La Liga

Zyrtare/Abelardo trajner i Espanyolit, debuton në derbin kundër Barcelonës

Skuadra e Espanyolit, e fundit në klasifikimin e La Ligas, emëron trajnerin e ri, që zëvendëson Pablo Machin. Bëhet fjalë për një emër të madh të futbollit katalan, 47-vjeçarin Abelardo Fernández Antuña, i njohur shkurt si Abelardo.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës në vitet 1994-2002 do të ketë një detyrë aspak të lehtë, pasi Espanyoli në 18 ndeshjet e para të La Ligas ka grumbulluar vetëm 10 pikë, duke marrë dy fitore dhe katër barazime (12 humbje).

Abelardo vjen pas përvojës tepër të suksesshme në krye të Alaves (2017-2019), skuadër të cilin për pak i siguroi pjesëmarrjen në Europa League.

Abelardo do ta nisë punën të hënën, pasi të bëhet prezantimi zyrtar. Debutim i pazakontë për të, pikërisht përballë Barcelonës, në La Liga, më 4 janar, në derbin e Katalunjës.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency