Zyrtare, Abrashi lë Freiburgun për t’u rikthyer në Zvicër, prezantohet te Baseli
Amir Abrashi rikthehet në kampionatin ku u bë si futbollist. Mesfushori i kombëtares shqiptare është larguar zyrtarisht nga Freiburg për t’u rikthyer në Superligën zvicerane.“Pitbulli” dardan është transferuar te Basel, në huazim deri në fund të këtij sezoni. Një rikthim në elitën e futbollit zviceran për 30-vjeçarin, aty ku ka luajtur më parë me Grasshopers. Abrashi ka luajtur pak minuta këtë sezon me Freiburg vetëm në 5 takime, teksa tek ekipi i ri do të ketë shok skuadre Taulant Xhakën dhe Edon Zhegrovën. Te Baseli Abrashi do të kërkojë të luajë në vazhdimësi për të ruajtur edhe vendin në fromacion në kombëtaren kuqezi në eliminatoret e Katar 2022 që do të nisin në muajin mars.



