La Liga

Zyrtare/ Adnan Januzaj mbetet në Spanjë, firmos me ekipin që luan në Champions

Adnan Januzaj është zyrtarisht futbollist i Sevillas. Klubi andaluz ka njoftuar nënshkrimin me futbollistin me origjinë shqiptare, por me pasaportë belge, i cili së fundmi ka qenë pjesë e Real Sociedadit në La Liga.

27-vjeçari do të jetë pjesë e klubit bardhekuq deri në vitin 2026, pra hedhur firmën në një kontratë me kohëzgjatje katërvjeçare.

Januzaj, i lindur në Bruksel (02/05/1995), luan si anësor dhe ai është i gjatë 186 centimetra. Ai mund të luajë në të dy krahët.

Që nga viti 2014 është bërë pjesë e Belgjikës (në atë kohë refuzoi Shqipërinë), por edhe pse është grumbulluar në 15 ndeshje me “Djajtë”, është aktivizuar vetëm në një takim zyrtar.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency