Featured

Zyrtare/ Afrimi i parë, kampionët rikthejnë sulmuesin në Durrës

Rubin Hebaj është rikthyer në Abissnet Superiore. Sulmuesi shkodran u largua nga Shkëndija e Tetovës, ekip me të cilin fitoi titullin kampion në Maqedoninë e Veriut sezonin e kaluar.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

23-vjeçari realizoi katër gola gjatë aventurës me kuqezinjtë, teksa ka vendosur të rikthehet në Durrës, aty ku luajti në periudhën janar 2020-janar 2021.

“KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin, Rubin Hebaj. Drejtuesit e klubit dhe sulmesi kanë gjetur akordin për bashkëpunim lojtari është prezantuar në ambientet e stadiumit “Niko Dovana” në praninë e shefit të klubit Enid Furxhi dhe tashmë është pjesë e bluve.

Hebaj rikthehet në Durrës pas eksperiencës në Maqedoni tek ekipi i Shkëndijës se Tetovës. Sulmuesi është bashkuar sot me ekipin në stërvitje, ndërsa është përforcimi i parë i Teutës në këtë afat kalimtar.

KF Teuta i uron mirëseardhje Rubin Hebajt, duke i dëshiruar suksese dhe sa më shumë gola me fanellën e skuadrës tonë!”, shkruajnë kampionët e Shqipërisë në faqen zyrtare.

Hebaj ka luajtur në Superiore edhe me Vllazninë e Partizanin, teksa ka provuar disa aventura në Slloveni e Ukrainë, me ekipet e Domzale dhe Vorskla Poltava.

Quiz Cat: No Quiz found

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency