Kombëtare

Zyrtare, Andi Lila largohet nga Pas Giannina

Andi Lila është një lojtar i lirë në treg. Pas 7 vitesh e gjysmë, mbrojtësi i kombëtares shqiptare i cili mund të përshtatet mësëmiri edhe në mesfushë është larguar nga Pas Giannina pasi klubi grek nuk i ka rinovuar kontratën. 33-vjeçari i cili i ka qëndruar besnik skuadrës së Superligës greke gjatë gjithë këtyre viteve, tashmë është detyruar të zgjedhë një destinacion të ri për të vijuar karrierën. Kategoria Superiore është një mundësi e mirë për Lilën i cili mund të vendosë të rikthehet te skuadra e tij Tirana pasi nuk e ka fshehur asnjëherë dashurinë për ngjyrat bardheblu.

Lajmin për largimin e Lilës e ka bërë publik vetë klubi i Pas Gianninës në faqen zyrtare, me klubin helen që e ka falenderuar futbollistin shqiptar për profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve duke i uruar suksese në karrierë. Me Pas Gianninën, Andi Lila ka zhvilluar në total 158 ndeshje duke shënuar dhe 8 gola, ndërkohë që u largua për një periudhë të shkurtër në gjysmën e dytë të sezonit 2014-2015 për të provuar një eksperiencë në Serie A me Parmën, dhe për t’u rikthyer sërish më pas te Pas Giannina.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency