Zyrtare, Arijanet Muric transferohet te Nottingham Forest
Tashmë është zyrtare, Arijanet Muric transferohet te Nottingham Forest, në Championship, në formë huazimi nga Manchester City.
Në fakt, 20-vjeçari kishte tërhequr interesin e një numri të madh klubesh në Evropës, por Pep Guardiola ka preferuar ta huazojë po në futbollin anglez, ndonëse në një kategori më poshtë.
Muric luajti një rol kyç te Manchester City gjatë sezonit të kaluar në Carabao Cup, ku u aktivizua në total në 5 ndeshje.
“Gardiani” i përfaqësueses së Kosovës do të ketë mundësi të fitojë më shumë përvojë nën urdhrat e një emri të njohur, si Sabri Lamouchi, që drejton Nottingham Forest.



