Futboll

Zyrtare, Arlind Ajeti huazohet te Crotone

Pritej vetëm zyrtarizimi, që erdhi i përpiktë. Arlind Ajeti është lojtar i ri i Crotones për edicionin 2017-2018. Klubi i Serise A konfirmoi huazimin e mbrojtësit shqiptar nga Torino. Një operacion që ishte mbyllur prej ditësh dhe ku pritej vetëm formalizimi i marrëveshjes. Crotone fitoi ankandin për 23-vjeçarin, për të cilin kishin shfaqur interes edhe SPAL në Serinë A, Palermo në Serinë B, por edhe Freiburgu në Bundesligën gjermane.

Megjithatë, Ajeti zgjodhi projektin e kalabrezëve, sepse aty pritet të ketë një rol protagonisti, ndërsa vlerësohet për aftësitë e mira teknike dhe fizike, si edhe për forcën në duelet me kundërshtarët dhe në luftën në ajër. Mbrojtësi kuqezi i bashkohet ekipit të drejtuar nga Davide Nicola me formulën e huazimit deri në fund të sezonit, ndërsa në kontratë është përfshirë edhe një klauzolë për të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të futbollistit.

Crotone është skuadra e tretë italiane, me të cilën Ajeti do të luajë në Serinë A pas Frosinones, ku spikati në sezonin 2015-2016, por edhe pas aventurës nën pritshmëri te Torino gjatë edicionit të kaluar, ku luajti vetëm katër ndeshje me “granatat”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency