Zyrtare, Asier Garitano ulet në stolin e Real Sociedad
Real Sociedad ka konfirmuar emërimin e ish-trajnerit të Leganes Asier Garitano në stolin e skuadrës. 48-vjeçari bask ka nënshkruar një marrëveshje që e lidh atë me klubin spanjoll deri më 30 qershor 2021. Garitano zuri vendin e Imanol Alguacil, i cili u emërua përkohësisht në mars të këtij viti, pas largimit të Eusebio Sacristan. Sociedad bëri një kampionat jo shumë të mirë, duke e mbyllur në vendin e 12 në La Liga, ndërkohë që e kundërta mund të thuhet për trajnerin e ri të ekipit, i cili në 5 vitet e fundit e ka ngjitur Leganes nga Divizioni i tretë në La Liga.



