Serie A

Zyrtare/ Atalanta i paguan 20 milionë euro Juves për mbrojtësin turk

Merih Demiral tashmë është në pronësi të Atalantës. Klubi nga Bergampo ka njoftuar se “ka ushtruar të drejtën për blerjen e lojtarit Merih Demiral nga Juventusi. Mbrojtësi i kombëtares turke do t’i bashkohet me titull përfundimtar zikaltërve. Merih Demiral, i cili ka mbushur 24 vjeç në mars, e ka veshur fanellën e Atalantës 42 herë në sezonin e tij të parë në Bergamo, duke u vlerësuar për personalitetin, temperamentin dhe vendosmërinë e tij.

Rreth 20 milionë euro ka përfituar Juventusi nga shitja e kartonit të Demiralit. Lojtari e mbyll përfundimisht marrëdhënien me bardhezinjtë, për të cilët luajti 21 ndeshje gjatë sezoneve 2019-2021.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency