Angli

Zyrtare/ Aubameyang firmos me Chelsea-n, numri që do mbajë sulmuesi te “blutë” e Londrës

Pierre-Emerick Aubameyang është zyrtarisht lojtar i Chelsea-t.

Sulmuesi kaloi nga Barça te londinezët për 12 milionë euro plus Marcos Alonson në këmbim.

Duke folur pas kalimit te Chelsea, Aubameyang tha: “Ndihem i nderuar që jam pjesë e kësaj skuadre dhe mezi po pres të luaj.”

Nga postimet e Chelsea-t në rrjetet sociale mësohet edhe që 33-vjeçari do mbajë fanellën me numrin 9.

Aubameyang kaloi në janar te Barcelona dhe i ndihmoi shumë katalanasit në një nga momentet më të vështira të historisë së tyre, por me afrimet e reja, ku kryeson ai i Robert Lewandowskit, 33-vjeçari nuk pa më hapësira të mjaftueshme te skuadra e Xavit, ndaj dhe pranoi rikthimin në Premier League.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency