Zyrtare/ Balaj firmos me klubin turk, bashkohet me tre shqiptarë të tjerë
Bekim Balaj qëndron në Turqi. Ashtu siç paralajmëroi SuperSport më herët, sulmuesi shkodran firmosi me Ankara Keçiorengucu, ku do të bashkohet me tre shqiptarë të tjerë, Uerdi Marën, Jurgen Bardhin dhe Arb Manajn.
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare ka firmosur kontratë 2-vjeçare me klubin turk, që garon në ligën e dytë dhe sezonin e ardhshëm ka objektivin të luftojë për vendet e sipërme të tabelës.
Balaj karrierën e tij si futbollist profesionist e ka nisur te Vllazninë, për të kaluar për herë të parë në Superligën e Turqisë te Genclerbirligi në vitin 2010.
Më pas sulmuesi u rikthye te Tirana dhe më pas ka luajtur vetëm jashtë vendit, me klube si Sparta Prague, Jagellonia, Slavia Prague, Rijeka, Akhmat Gronzy, Sturm Graz dhe Nizhny Novgorod dhe së fundi Boluspor.



