Serie B

Zyrtare, Balotelli riniset nga Serie B, prezantohet te Monza!

Tashmë gjithçka është zyrtare. Mario Balotelli riniset nga Serie B. Ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit ka firmosur për Monzan pasi u bind nga oferta që i bëri ish-drejtuesi i kuqezinjëve Adriano Galliani me të cilin ka bashkëpunuar te Milani.

“Mirë se vjen Mario“, lexohet në postimin e Monza në Twitter. 30-vjeçari qëndron pushim prej muajit korrik, periudhë kur i dha fund aventurës me ekipin e Brescia. Balotelli ka firmosur një vit me klubin që pretendon ngjitjen në Serie A. Nëse objektivi arrihet, sulmuesi i famshëm ka opsionin për të vijuar deri në verën e vitit 2022 me Monza. Përveç Balotellit Monza ka në skuadër edhe një tjetër emër të madh, gjithashtu ish-lojtar i Milanit Kevin Prince Boateng. Edhe në këtë aventurë të re tashmë 30-vjeçar Balotelli do të mbajë veshur fanellën me numër 45, siç ka bërë gjatë gjithë karrierës së tij.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency