Merkato

Zyrtare, Barcelona afron talentin brazilian

Tashmë është zyrtare, braziliani Malcom aq shumë i kërkuar nga Interi dhe aq pranë transferimit te Roma, është futbollisti më i ri i Barcelonës. Blaugranat mposhtën me fotofinish konkurencën e Romës që kishte arritur akordin paraprak me francezët e Bordeaux dhe menaxherët e futbollistit, duke i ofruar disa milionë euro më shumë klubit francez por edhe një pagë pothuajse 2-herë më të lartë se ajo që i ofronte Roma futbollistit. Kartoni i 21-vjeçarit i kushtoi 41 milionë euro Barçës plus 1 milionë në formë bonusesh ndërsa lojtari do të firmosë me katalanët për 5 vitet e ardhshme. Barcelona i ka vendosur një klazuolë largimi që kap shifrën e 400 milionë eurove. Malcom është blerja e tretë e gjigandëve spanjollë në këtë merkato pas mesfushorit brazilian Arthur dhe mbrojtësit francez Lenglet.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency