Premier League

Zyrtare/ Barcelona firmos me Ferran Torres, zbulohet kontrata dhe klauzola e frikshme

Prej disa kohësh ishte bërë i njohur interesimi konkret i Barcelonës për Ferran Torres teksa blaugranat kishin nevojë të shtonin fantazinë në radhët e organikës së tyre. Ndaj, ditën e sotme kanë bërë edhe zyrtarizimin e marrëveshjes me futbollistin spanjoll, i cili mbërrin në Camp Nou nga klubi i Manchester City, ku u aktivizua prej gushtit të vitit 2020.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Ndërkaq, për të transferuar 21-vjeçarin, Barcelona ka shpenzuar plot 55 milionë euro, ndërsa kontrata me Ferran ka një kohëzgjatje deri në vitin 2027. Ndërkohë, bie në sy edhe klauzola e frikshme që katalanasit kanë vënë për secilin klub që do të kërkojë shërbimet e fantazistit para vitit 2027, teksa bëhet fjalë për plot 1 miliard euro.

Vlen të theksohet se Ferran Torres ka pasur eksperiencë edhe më parë në La Liga pasi është aktivizuar në radhët e Valencia, klub në të cilin është formuar. Kujtojmë se afrimi i Torres është i dyti për katalanasit pas Dani Alves, teksa trajneri Xavi Hernandez do të provojë të rikthejë ekipin në nivele të larta.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency