La Liga

Zyrtare, Barcelona transferon mbrojtësin te Celta Vigo

Òscar Mingueza, mbrojtësi 23-vjeçar që e ka zhvilluar gjithë karrierën e tij sportive te Barcelona, ​​tashmë është zyrtarisht lojtar i Celta Vigos. Qendërmbrojtësi i djathtë, i cili mund të luajë edhe si anësor, zbarkoi në Vigo të hënën mbrëma dhe këtë mëngjes kaloi kontrollet mjekësore përpara se të nënshkruante kontratën deri në vitin 2026.

Nuk ka asnjë shumë ekonomike të përfshirë. Klubi i Barçës ruan 50 për qind të kartonit në rast të një shitjeje në të ardhmen.

Mingueza bëri debutimin në ekipin e parë të Barçës në sezonin 2020-21 nën drejtimin Ronald Koemanit, por me ardhjen e Xavi Hernándezit gjatë sezonit 2021-22 ai humbi rëndësinë.

Ai ka luajtur 66 ndeshje zyrtare me Barçën (46 në La Liga, 12 në Championsin dhe Europa League dhe 8 në Kupën dhe Superkupën e Spanjës), duke shënuar dy gola, një kundër Real Madridit në “Alfredo Di Stéfano”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency