Zyrtare, Bayerni blindon Lewandowskin deri në vitin 2023
Bayern Munich blindon Robert Lewandowskin. Bomberi polak i cili e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer këtë sezon duke realizuar 6 gola në 3 ndeshje mes Bundesligës dhe Kupës së Gjermanisë, ka zgjatur zyrtarisht kontratën e tij me klubin bavarez deri në vitin 2023. Lewandowski do të jetë pjesë e Bayernit edhe për 4 sezonet e ardhshme dhe gjasat janë që ta mbyllë karrierën në Bavari pasi kur t’i përfundojë kontrata do të ketë mbushur 35-vjeç dhe mund të vendosë edhe të varë këpucët në gozhdë që në atë periudhë. Kontrata e mëparshme e Levës skadonte në vitin 2021 ndërsa nga marrëveshja e re Lewandowski do të përfitojë një pagë më të mirë. Vetë lojtari u shpreh shumë i lumtur që do të vazhdojë të jetë pjesë e familjes bavareze ndërkohë që shefi ekzekutiv i Bayernit Karl-Heinz Rummenigge e vlerësoi Levën si sulmuesin më të mirë në botë.



