Zyrtare, Benfica largon Jorge Jesus, ja kush e pason!
Jorge Jesus nuk është më trajner i Benficas. Zyrtarizimi i largimit të trajnerit portugez erdhi me një njoftim në faqet zyrtare në rrjetet sociale nga “shqiponjat e Lisbonës”. Në njoftimin e Benficës nuk mungojnë falenderimet për trajnerin për punën që kreu në një vit e gjysmë. Pavarsisht se kaloi grupin në Champions League, duke eliminuar Barcelonën, Benfica ka bërë paraqitje jo të mira në kampionat, që detyruan drejtuesit të hiqnin dorë nga bashkëpunimi me një trajner ekspert si Jesus. Ai që do ta zëvendësojë deri në fund të sezonit do të jetë trajneri i skuadrës B, Nelson Verissimo.



