Zyrtare, Blerim Xhemaili rikthehet te Bologna
Rikthimi i tij përflitej për ditësh, por tashmë ka ardhur zyrtarizimi. Blerim Xhemaili i është ribashkuar Bolongas, pas eksperiencës së shkurtër të Amerikë me Montreal Impact.
Futbollisti shqiptar, që përfaqëson Zvicrën në rang kombëtaresh do të jetë nën urdhrat e Roberto Donadonit për pjesën e dytë të sezonit.
“Jam shumë i lumtur për rikthimin te Bolonga, shpresoj ta vazhdoj aty ku e lashë. Zgjedhja ishte personale dhe duhet të falënderoj presidentin. Në Kanada ka shumë më pak presion, por u dëfreva gjatë gjashtë muajve të fundit në MLS. Kur të zbres në fushë do të jap maksimumin. Shumë shpejt do të jem në 100% të formës,” – deklaroi 31-vjeçari pwr kthimin te Bologna



