Zyrtare, Copa America do të zhvillohet në Brazil
Këtë herë vendimi duket se është me të vërtetë përfundimtar. Brazili do të jetë vendi mikpritës i Copa America, e thotë vetë presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, gjatë një eventi të mbajtur në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë në Brasilia.
“Kështu ne vendosëm në bashkëpunim me Qeverinë Federale, duke ndjekur të njëjtat rregulla shëndetësore, sipas protokollit të CONMEBOL-it, se ne jemi në gjendje të mikpresim këtu, në Brazil, Copa American. Tani, falë bashkëpunimit me Federatën Braziliane, kemi zgjedhur edhe qytetet mikpritëse, ku do të zhvillohen ndeshjet.”
Shefi i tij i kabinetit të presidentit, Luiz Eduardo Ramos, që të hënën kishte mbjellë dyshime, duke thënë se ende asgjë nuk ishte vendosur, bëri prapakthehu nëpërmjet një postimi në Twiter ku shkruan.
“E konfirmuar, Copa America do të zhvillohet në Brazil. Drejtuesit më pas shpjeguan se ndeshjet do të luhen në shtetet e Rio De Janeiros, Mato Grossos, Goias dhe në distriktin federal, atë të kryeqytetit Brasilia.”
Ndërkohë, presidenti i CONMEBOL-it, Alejandro Domingues, u shpreh se në emër të futbollit amerikano-jugor, falënderon Presidentin e Brazilit, Jair Bolsonaro, për procesin e tij efikas të vendimmarrjes. Në mesazhin e tij kreu u konfederatës saktësoi se turneu, që do të transmetohet ekskluzivisht në SuperSport, do të zhvillohet pa praninë e publikut dhe sipas protokolleve shëndetësore.



