Premier League

Zyrtare/ Coutinho tek Aston Villa, ja formula e transferimit

Philippe Coutonho është zyrtarisht futbollist i Aston Villas në Premier League. Klubi anglez, nëpërmjet një postimi të shkurtër, ka njoftuar se braziliani transferohet në formë huazimi në “Villa Park” për pjesën e mbetur të sezonit. Skuadra nga Birminghami do të ketë gjithashtu mundësinë e blerjes së kartonit të brazilianit, sigurisht nëse impakti i tij në skuadër do të jetë i duhuri.

Gjatë orëve të ardhshme Coutinho do t’u nënshtrohet testeve mjekësore dhe do të marrë lejen e punës, për t’u vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Steven Gerrard.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency