Kategoria Superiore

Zyrtare/ Devolli largohet nga Tirana, aventura në kryeqytet vazhdon

Bledar Devolli është larguar nga Tirana për t’u transferuar te Dinamo. Ish-mesfushori gjirokastrit mbante postin e trajnerit të ekipit U19 bardheblu, ndërsa do të vijojë punën si ndihmës i Bledi Shkëmbit te nëndetësja blu.

Ditën sotme Klubi i Futbollit Tirana njoftoi ndërprerjen e kontratës me trajnerin Bledar Devolli. Pas bisedimeve, palët kanë mbyllur në konsensus bashkëpunimin mes tyre.

43-vjeçari do të vazhdojë të punojë në kryeqytet, por tashmë te Dinamo, aty ku ka pranuar të jetë pjesë e stafit teknik të Dinamos, që do zbresë në fushë më 19 janar kundër Kukësit në stadiumin e ri të qytetit verilindor.

Ndeshja e javës së 16-të në Abissnet Superiore, ishte programuar të luhet ditën e shtunë, por klubi kuksian kërkoi shtyrjen e këtij takimi për shkak të infektimit të disa lojtarëve me Covid-19, kërkesë që u pranua nga FSHF.

Quiz Cat: No Quiz found

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency