Zyrtare, Di Francesco trajneri i ri i Veronës!
Eusebio Di Francesco është trajneri i ri i Hellas Veronës. Pasi zgjidhi me konsensus kontratën me Cagliarin klub nga i cili u shkarkua para fundit të sezonit që sapo u mbyll, ish-trajneri i Sassuolos dhe Romës është emëruar në stolin e skuadrës nga Bentegodi. Te Verona, Di Francesco do të pasojë Ivan Juric i cili la verdheblutë për të marrë drejtimin e Torinos disa javë më parë. Di Francesco ndërkohë ka firmosur një kontratë deri në vitin 2023 me klubin nga krahina e Venetos.



