Conference League

Zyrtare/ Dinamo largon një tjetër futbollist, transferohet te Shkupi

Dinamo ka bërë lëvizjen e radhës në merkato. Kryeqytetasit me anë të një njoftimi në rrjetet sociale kanë njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me Besir Demirin.

“FC Dinamo njofton mbylljen e bashkëpunimit me Besir Demirin. Pas negociatave të zhvilluara, klubi blu ka gjetur gjuhën e përbashkët me skuadrën e Shkupit dhe mesfushori 27-vjeçar do të vijojë karrierën në vendlindje. FC Dinamo e falënderon Demirin për kontributin në skuadër dhe i uron suksese në karrierë!”

27-vjeçari ka një CV të pasur pasi ka luajtur me Shkëndijen e Tetovës, Vardarin, Mariupol e Ukrahinës, Zilina e Sllovakisë, Kukësi dhe së fundi Dinamo.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency