Zyrtare/ Dy afrime te Kastrioti, një tjetër Selman për ekipin krutan
Kastrioti ka prezantuar dy afrimet e radhës. Klubi krutan ka firmosur me Brajan Selmanin dhe Franc Marinajn. I pari luan si mbrojtës dhe ka luajtur me Teutën U19 dhe Laçin U21.
Brajani është vëllai i Gentian, Adolf dhe Santiago Selmanit. Këta dy të fundit janë pjesë e Kastriotit, teksa prej sezonit të ardhshëm do të kenë edhe vëllanë e vogël shok skuadre.
Ndërkohë, Marinaj është sulmues. 20-vjeçari nga Shkodra provoi një aventurë në Kroaci te NK Jarun, teksa është aktivizuar edhe me ekipin e dytë të Partizanit.
“KS Kastrioti ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e futbollistit Brajan Selmani në skuadër. Mbrojtësi i formuar te Akademia e Futbollit është një lojtar i ri dhe premtues. Ndonëse i ri në moshë, 18 vjeçari, ka provuar të luajë krahas Akademisë, edhe për ekipin e Teutës U19 dhe të Laçit U21. Gjithashtu, me Kastriotin ka firmosur edhe sulmuesi Franc Marinaj.
21 vjeçari, është produkt i akademisë Dinamo, ndërsa ka qenë pjesë edhe e NK Jarun të Zagreb, si edhe me Partizanin në Shqipëri. KS Kastrioti u uron mirëseardhjen të dy lojtarëve, dhe një sezon sa më të suksesshëm me fanellën tonë“, shkruan klubi i Superiores në faqen zyrtare.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



