Spanjë

Zyrtare/ E mbylli me Lazion, Reina rikthehet te Villarreal (VIDEO)

Pepe Reina është ribashkuar me skuadrën e Villarreal. Lajmi në fjalë është bërë publik nga klubi spanjoll përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndër të tjera ka nxjerrë edhe një video të portierit.

“Fija e verdhë që na bashkon të gjithë ka kthyer dikë në shtëpi. Mirë se u riktheve Pepe Reina”-shkruan Villarreal.

Portieri ka qenë pjesë e “nëndetëses së verdhë” nga 2002-2005, për t’u larguar më pas në drejtim të Liverpool.

Sezonin e fundit 39-vjeçari ka luajtur me Lazion, ku pati konkurrencë të lartë me Thomas Strakoshën dhe në fund të sezonit që u mbyll të dy portierët zgjodhën që të largoheshin nga klubi italian.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency