Featured

Zyrtare, Egnatia firmos me ish-sulmuesin e Flamurtarit

Gersi Diamanti është afrimi më i ri i Egnatias në këtë merkato, që te rrogozhinasit solli shumë emra të rinj.

Në një postim në rrjetet sociale, Egnatia thekson se 22-vjeçari afrohet te ta pas një sezoni shumë të mirë me skuadrën e Vlorës.

“Welcome Gersi Diamanti.

Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë 3 vjeçare me sulmuesin Gersi Diamanti.

I cili vjen pas një sezon të suksesshëm me Flamurtarin.

22-vjeçari Diamanti pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë.

Skeda

Emri: Gersi

Mbiemri: Diamanti

Mosha: 15/10/1999

Pozicioni: Sulmues

Karriera: Flamurtari U-19 Flamurtari”-shkruhet në postimin e Egnatias.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency