Kategoria Superiore

Zyrtare/ Egnatia godet në merkato, prezanton sulmuesin e kombëtares afrikane

Egnatia ka prezantuar afrimin e radhës. Klubi nga Rrogozhina ka zyrtarizuar Dzon Delarge. 31-vjeçari nga Republika Demokratike e Kongos luan në sulm dhe ka zhvilluar 13 ndeshje me kombëtaren e tij, duke realizuar një gol.

Delarge ka një eksperiencë të madhe, teksa ka provuar të luajë në Turqi, Çeki, Austri dhe Sllovaki. Lojtari afrikan qëndron pushim prej verës së kaluar, teksa sezonin e fundit luajti në divizionin e dytë të futbollit turk me Akhisarspor, ekip me të cilin shënoi pesë gola në kampionat.

KF Egnatia ka arritur të firmosë me sulmuesin Dzon Delarge, i cili vjen nga superliga Turke e Akhisaspor. Delarge ka një cv të pasur pasi ka luajtur për Qarabag, Akhisaspor, Boluspor, Bursaspor, Slovan Liberec”, lexohet në komunikatën e klubit nga Rrogozhina.

Quiz: Gjeni lojtarët në foto…

Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency