Zyrtare, Feronikeli shkarkon trajnerin malazez Vukicevic
Dejan Vukicevic nuk është më trajneri i Feronikelit. Kampionët në fuqi të Kosovës kanë shkarkuar nga detyra trajnerin malazez për shkak të rezultateve të dobëta. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i Feronikelit me një postim në faqen zyrtare. Malazezi dhe drejtuesit e klubit nga Drenasi kanë mbyllur me konsensus marrëveshjen e bashkëpunimit me Feronikelin që tashmë duhet të gjejë një trajner të ri. Pas 12 ndeshjeve të para të sezonit, Feronikeli pozicionohet në vendin e 6-të të renditjes në kuotën e 19 pikëve, 7 më pak se Ballkani i vendit të parë.



