Bundesliga

Zyrtare/ Fillon merkato në Bundesligë, ekipi kryeqytetas prezanton shokun e Haaland

Fredrik Andre Bjorkan është përforcimi i Hertha Berlin në merkato. Ekipi gjerman ka zyrtarizuar akordin me mbrojtësin e majtë norvegjez, i cili vjen nga kampionët e Bodo/Glimt si lojtar i lirë.

23-vjeçari nordik debutoi me kombëtaren e tij në muajin qershor, teksa tani do të masë forcat në Bundesligën gjermane.

Fredrik Andre Bjorkan ka firmosur ditën e sotme deri në verën e vitit 2025 me skuadrën kryeqytetase.

Hertha Berlin renditet në vend të 14-të në kampionatin gjerman, duke qenë vetëm një pikë mbi zonën e ftohtë.

Ekipi i drejtuar nga Pal Dardai, nuk fiton prej katër ndeshjesh në Bundesligë dhe takimin e ardhshëm e luan në transfertë ndaj Stuttgart.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency