Kategoria Superiore

Zyrtare/ “Firo” e radhës, 31-vjeçari largohet nga Kukësi

Tjetër largim te Kukësi. Pak ditë më parë mori fund bashkëpunimi me Albin Gashin, teksa klubi verilindor ka lajmëruar ditën e sotme ndarjen me Donald Rapon.

Lojtari korçar u bë pjesë e skuadrës së Diego Longos në korrik, duke ardhur nga aventura në Kosovë me kuqezinjtë e Drenicës.

31-vjeçari ka një eksperiencë të madhe, pasi ka luajtur me skuadra si Luftëtari, Skënderbeu dhe Laçi në elitën e futbollit shqiptar.

Këtë sezon Rapo zbriti në fushë vetëm gjashtë herë, me të gjithë rastet duke u futur në fushë si zëvendësues.

Njoftim i klubit! – Futboll Klub Kukësi njofton se futbollisti Donald Rapo nuk është më pjesë e skuadrës sonë. Klubi dhe mbrojtësi kanë ndërprerë kontratën me mirëkuptim dhe i uron Rapos shumë suksese në karrierën e tij“, lexohet në kominikatën zyrtare të klubit kuksian.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency