Zyrtare, Gentian Mezani largohet nga Luftëtari
Gentian Mezani nuk është më trajner i Luftëtarit. Vlonjati është larguar nga drejtimi i gjirokastritëve më kërkesën e presidentit Grigor Tavo, që me sa duket nuk i ka pëlqyer deklaratat e teknikut në përfundim të sfidës me Kastriotin, e humbur thellë me rezultatin 1-5.
“Nuk ka fjalë për këtë humbje, por dua t’i bëj komplimente kundërshtarit. Treguan forcë dhe karakter. Ne nuk kemi cilësi dhe dëshirë në fushë. Edhe gabimet individuale ndikuan. Unë kam kaq kohë që flas me drejtuesit, por me keqardhje mund të them se nuk kemi skuadër për Superligë. Fjalët e mia kanë kaluar në vesh të shurdhët”.
Pas dorëheqjes së Mezanit, klubi bluzi nuk është i papërgatitur për të gjetur zëvendësuesin e tij. Sipas të gjitha gjasave drejtimin e Luftëtarit do ta marrë një emër shumë i dashur për ambientin në Gjirokastër, serbi Mladen Milinkovic.



