Zyrtare, Hecking largohet nga Borussia Moenchengladbach!
Rezultatet jo shumë pozitive në javët e fundit me skuadrën që ka zbritur në vendin e 5-të dhe aktualisht është jashtë zonës Champions pasi në fundjavën që lamë pas u parakalua në renditje nga Eintracht Frankfurt kanë bërë që drejtuesit e Borussia Moenchengladbach të mos i rinovojnë kontratën trajnerit të mirënjohur Dieter Hecking. Klubi nga Borussia-Park ka dalë me një komunikatë zyrtare ku ka njoftuar se në fund të këtij sezoni, Dieter Hecking nuk do të jetë më trajneri i Monchengladbach, me klubin që në javët e ardhshme do të bëjë me dije se cili do të jetë edhe trajneri i ri.



