Francë

Zyrtare/ “Historia shkruhet këtu”, spektakël për rinovimin e Mbappe (VIDEO)

Ka marrë fund telenovela më intriguese e dy viteve të fundit. Kylian Mbappe ka rinovuar kontratën me PSG duke refuzuar Real Madrid, edhe pse për sulmuesin francez klubi i Los Blancos ishte një ëndërr që e kishte prej fëmijërisë.

Megjithatë, në fund oferta e parezistueshme ekonomike e parisienëve rezultoi bindëse me 23-vjeçarin që tashmë do të vazhdojë të qëndrojë pjesë e klubit nga kryeqyteti. Kontrata e re e Mbappe është e vlefshme deri në vitin 2025, ndërsa ishte presidenti Al-Khelaifi i cili e prezantoi rinovimin para ndeshjes së fundit në Ligue 1.

“Historia shkruhet këtu! Këtu është Paris…”, ishin fjalët e Mbappe. 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency