Serie A

Zyrtare, Interi shkarkon Luciano Spallettin

Përfundon pas dy sezonesh eksperienca e Luciano Spallettit në krye të Interit. Klubi zikaltër ka zyrtarizuar shkarkimin e tij, ndërsa të enjten pritet emërimi zyrtar i Antonio Contes.

Javët e ardhshme Marotta do të diskutojë me teknikun toskan, prishjen me marrëveshje të kontratës që i skadon në vitin 2021.

Në komunikimin e shkurtër shkruhej:

“Klubi falënderon teknikun për punën e zhvilluar dhe për rrugëtimin e përmbushur së bashku.”

Antonio Conte ka nisur tashmë punën si trajner i Interit, edhe pse pret ende zyrtarizimin, ndërsa të shtunën do të jetë me Marottan në “Wanda Metropolitano” për të ndjekur finalen e Championsit.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency