Futboll

Zyrtare, ish-mbrojtësi i Lazios dhe Milanit merr drejtimin e Frosinones

Tashmë është zyrtare, Alessandro Nesta merr drejtimin e Frosinones në Serinë B. Ashtu sikurse pritej, ish-mbrojtësi italian, një nga më të mirët e historisë së futbollit, ka marrë përsipër të rikthejë këtë skuadër mes më të mirave të futbollit nga përtej Adriatikut. Në njoftimin e Frosinones shkruhet:

“Frosinone komunikon se ia ka besuar drejtmin teknik të skuadrës së parë Alessandro Nestës. Trajneri i ri i verdhekaltërve ka firmosur kontratë dyvjeçare dhe do të prezantohet të mërkurën, në orën 11:30, në ambientet e stadiumit Benito Stirpe.”

Sezonin e kaluar Nesta ishte në krye të Perugias, duke e mbyllur sezonin në vendin e 8-të, i fundit i zonës play off, por u eliminua nga Verona që në çerekfinale me rezultatin e thellë 4-1.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency