Zyrtare, Julen Lopetegui trajner i Sevillas
Sevilla ka emëruar trajnerin e ri, pas largimit të Caparros. Klubi andaluz ka zyrtarizuar në krye të skuadrës Julen Lopeteguin, ish-trajnerin e Spanjës dhe Realit të Madridit. Drejtori Sportiv Monchi, i befasoi të gjithë duke zgjedhur për projektin e ri 52-vjeçarin, i cili ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare. Lopetegui do të prezantohet nga klubi mëngjesin e së mërkurës.



