Futboll

Zyrtare/ Julian Shehu prezantohet te skuadra e re, firmos për dy sezone (foto)

Pas largimit nga Laçi, Julian Shehu është zyrtarizuar te skuadra e tij e re, te Widzew Lodz në Poloni, me të cilën ka firmosur deri në 2024-ën.

Ky lajm është bërë publik nga klubi polak përmes një postimi në rrjetet sociale, ku kanë nxjerrë 23-vjeçarin që mban fanellën e ekipit të tyre.

Mesfushori pritet të debutojë me ekipin e ri përpara datës 16 korrik, kur nis sezoni i ri në Poloni, pasi para fillimit të kampionatit Widzew Lodz do të luajë 5 takime miqësore.

Sezonin që u mbyll ekipi i ri i Shehut e mbylli në vendin e dytë me 62 pikë të grumbulluara, ndërsa kështu u ngjit në elitë, në Ekstraklasa.

Deri më tani klubi me të cilin është bashkuar 23-vjeçari shqiptar ka ftuar 4 tituj kampion në elitë, 1 Kupë të Polonisë dhe ka shkuar një herë gjysmëfinalen e Champions League, në sezonin 1982-1983, ku përballë pati Juventusin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency