UFC

Zyrtare, Khabib në ring në muajin tetor!

Tashmë është zyrtare. Pas shumë muajsh pritje të gjithë fansat e UFC do të kenë mundësi të ndjekin në ring magjitë që ofron kampioni i botës në këtë sport Khabib Nurmgomedov i cili do të ndeshet sërish në muajin tetor.

Lajmin e ka konfirmuar presidenti i Ligës, Dana White, i cili deklaron se ndeshja do të zhvillohet në 24 tetor. Ai nuk e ka zbuluar ende se ku do të zhvillohet përballja e shumëpritur. Kundërshtari i rusit pritet të jetë Justin Gaethje dhe në një duel si ky emocionet nuk priten të mungojnë. Në lajmërimin e bërë, White premton spektakël si dhe tregon se tashmë ka ardhur koha për rikthimin e Khabib.

“Ka qenë një periudhë shumë e vështirë për Khabib. Babai i tij ishte si një hero për të dhe e di që kishte një marrëdhenie shumë të ngushtë. Ndeshja do të zhvillohet dhe kjo është e sigurt, thjesht duhet të presim dhe pak,” deklaron Dana për “CNN”.

Kujtojmë që pak javë më parë Khabib humbi babain e tij për shkak të koronavirusit. Gjithashtu boksieri rus kishte një ndeshje në fillim të vitit me Tony Fergusonin për të mbrojtur titullin, që gjithashtu u shty për shkak të pandemisë botërore, gjithsesi e rëndësishme është që Khabib do të kthehet në ring në muajin tetor edhe pse kundërshtari nuk dihet ende.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency